Sociale 19 June 2025, 18:31 Nga VNA

Shqipëria e shtata në botë për çmimin e naftës, lë pas Norvegjinë dhe Finlandën

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria e shtata në botë për çmimin e naftës,

Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Me mbi 2 dollarë për çdo litër karburant, ajo kryeson në Ballkanin Perëndimor me diferencë të fortë nga vendi i dytë… Serbia.

“Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë”, shprehet një qytetar.

Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, një litër naftë në pikat e karburanteve në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.

Shqipëria renditet e pesta në kontinentin Europian në drejtim të çmimit më të lartë të naftës, duke lënë pas eshë vende si Norvegjia, Finlanda apo Irlanda. Në krye renditen Islanda, Lihtenshtaini dhe Danimarka.

“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po… Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim”, thotë një tjetër qytetar.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria.

Në bursa çmimi është rritur disi, por nga ana tjetër dollari vijon të zhvlerësohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira.

Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar maj u blenë nga jashtë gati 280 tonë karburant.

Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me mbi 31 mijë tonë apo 12.8 për qind.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme