Politika 30 April 2026, 21:23 Nga VNA

Mereme Sela sfidon Berishën për PD: “Nëse bëhem kryetare do të jem kandidate për kryeministre, Berishën nuk do ta bëj ministër”

Ndaje në Whatsapp
Mereme Sela sfidon Berishën për PD: “Nëse bëhem

Mereme Sela, rivalja zyrtare e Sali Berishës në garën për kryetar të Partisë Demokratike, deklaroi në një intervistë për Report TV se kandidimi i saj synon të sjellë një figurë të re dhe përbashkuese në krye të opozitës.

Ajo tha se vendosi të hyjë në garë sapo u njoh me kriteret dhe përgatiti menjëherë dokumentet për kandidim.

“Unë jam i përkushtuar për shëndetin publik dhe për popullin, jo nga aspekti politik. Për mua është nder kandidimi kur kandidon profesori nga studenti. Dje e mora vesh për kriteret dhe i bëra gati dokumentet,” u shpreh Sela.

Duke komentuar garën për drejtimin e PD-së, ajo tha se nuk e sheh këtë proces si një përplasje personale.

“Unë jam njeri i paqtë; luftën e ka bërë Skënderbeu, unë s’jam për luftë. Nëse ata votojnë Berishën, unë do t’i jap dorën doktorit dhe do t’i them faleminderit,” deklaroi ajo.

Sela theksoi gjithashtu se kandidimi i saj është një zgjedhje personale dhe jo rezultat i ndikimeve politike.

“Ta heqin nga mendja: unë vij nga një familje e madhe, jam lindur e rritur në Fushë-Krujë dhe s’më përdor njeri. Kam idetë e mia dhe vlerat e mia. Mendoj që duhet një figurë e re, përbashkuese, ndaj po kandidoj.”

Ajo shtoi se nëse zgjidhet në krye të Partisë Demokratike, synon të jetë edhe kandidate për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse do të jem kryetare e PD-së, do të jem edhe kandidate për kryeministre. Berishën nuk do ta bëj ministër, sepse duhen djem të rinj,” u shpreh Mereme Sela.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme