Sociale 23 Qershor 2025, 07:38 Nga VNA

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

Ndaje në Whatsapp
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e sakta mungojnë, por agjencitë real estate vlerësojnë që 10-15% e blerjeve bëhen për qëllime investimi. Pronën mund ta japësh me qira, ose të presësh të rritet çmimi e ta shesësh sërish.

Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira. Stela Dhami, e “Colliers International”, thotë se nuk ka asnjë leverdi që të të blesh një apartament si mjet investimi për të marrë qira.

Ndonëse varet nga zona, kthimi është shumë i ngadaltë dhe luhatet midis 15-20 vjet”. Kjo periudhë konsiderohet shumë e lartë, teksa mesatarja për të vlerësuar të leverdishëm këtë lloj investimi është 10-12 vjet.

Ajo shton se i vetmi investimi që ia vlen është rishitja. Banka e Shqipërisë raportoi se çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë gjashtëmujorit të dytë 2024 u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Një apartament në një zonë relativisht të mirë të kryeqytetit e blen mesatarisht 2000-2500 euro/m², ose 180-225 mijë euro për një sipërfaqe prej 90 m².

Në Vlorë, çmimi më i lirë për blerje është 1300 euro/m² në Orikum, deri në 3500 euro/m2 në vijën e parë të qytetit. Qiraja më e shtrenjtë ditore sipas AirDNA është 80-95 euro në qershor – gusht, e më pas zbret në 50 – 60 euro.

Në Durrës, në zonën e Golemit, çmimet në vijën e parë kanë arritur deri në 2000 euro/m2² dhe 900-1300euro/m² në vijën e dytë, sipas të dhënave të agjencive të pasurive të paluajtshme të bregdetit.

Në Golem, sipas AirDNA, qiraja më e lartë ditore arrin në 80 euro në qershor – gusht e më pas luhatet në 40-70 euro.

Për të vlerësuar nëse blerja e pasurive të paluajtshme është një investim i mirë për qiradhënie, ka disa faktorë që duhen parë, sipas Jonian Antonit, drejtor ekzekutiv i “Century 21 Albania”, duke filluar që nga zona.

“Nëse qiraja vjetore është mbi 5% e vlerës së pronës atëherë ka logjikë investimi”.

Nën 5% nuk konsiderohet si një biznes i mirë. Përfitimi tjetër lidhet dhe me vlerën e pronës në kohë. “Nëse nga ana tjetër, prona ka kushtuar për supozim 100 lekë, dhe i ke marrë 3% në vit qira, atëherë pas 10 vitesh ke mbledhur 30%.

Ndërkohë, nëse p.sh. çmimi është rritur me 30%, atëherë pas 10 vitesh ke marrë 30% vlerë prone dhe 30% qira dhe mund të quhet investimi i mirë”, pohon z.Antoni.

Sipas këtyre llogarive, nëse blen një apartament 90 m² në Vlorë, me një çmim rreth 300 mijë euro, e ardhura mesatare vjetore, nëse e jep me qira ditore nuk i kalon 10 mijë euro në vit (nga 40 0/ euro në muaj në fillimviti deri në 1800 euro në muaj në verë, kur çmimi ditor arrin deri në 90 euro, sipas AirDNA), ose rreth 3% e vlerës së pronës.

Ky është fitim bruto, pa llogaritur shpenzimet si ujë, drita, amortizim e mirëmbajtje, që heqin të paktën 10% të vlerës së fituar nga qiraja. Nuk merret në konsideratë as blerja e shtëpisë me kredi afatgjatë, që rrit më tej shpenzimet.

Në Tiranë, për një apartament afër qendrës, duhen mesatarisht 225 mijë euro, ndërsa nga qiradhënia ditore, të ardhurat janë më pak se 9 mijë euro (460-900 euro/ muaj, në varësi të sezonit), me një normë bruto prej rreth 4%. Sërish këtu nuk merren në konsideratë shpenzimet e drita, ujë e mirëmbajtje dhe kredia për blerjen e apartamentit./ Monitor

Video

Aktivisti Mirsad Basha ngre alarmin për situatën shqetësuese nga derdhja e Bunës. Prej më shumë se 3 javësh, mbetje të shumta janë grumbulluar në bregun e Adriatikut, të rikthyera nga deti. Kjo është një tjetër dëshmi se natyra nuk harron dhe na rikthen atë që i bëjmë. Ai bën thirrje që më 16 janar bashkohemi për pastrimin e zonës dhe për t’i dhënë natyrës pak nga ajo që na jep çdo ditë.

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme