Sociale 21 Qershor 2025, 16:39 Nga VNA

Vizat amerikane, Departamenti i Shtetit njofton rregullat të reja, kontroll Facebook-ut dhe Instagramit

Ndaje në Whatsapp

Departamenti Amerikan i Shtetit shton kriteret për vizat studentore dhe të vizitorëve. Në një njoftim në faqen zyrtare të Departamentit theksohet se janë zgjeruar kontrollet dhe verifikimi për këto aplikantë. Sipas udhëzimeve të fundit, të gjithë aplikantët për vizat jo-emigruese F, M dhe J – që përfshijnë kryesisht studentët dhe pjesëmarrësit në programe shkëmbimi – do t’i nënshtrohen një procesi të zgjeruar verifikimi, përfshirë analizën e pranisë së tyre online, konkretisht rrjetet sociale. SHBA-ja, ndër të tjera theksojnë se këto ndryshime kanë ardhur në kuadër të mbrojtjes së vendit të tyre dhe sigurisë kombëtare. Ndryshimet Aplikantët do të udhëzohen të ndryshojnë cilësimet e privatësisë në rrjetet e tyre sociale, duke i vendosur ato në mënyrë që të jenë të dukshme për publikun. Verifikimi Procesi i verifikimit do të përfshijë kontrollin e hollësishëm të të dhënave personale dhe online për të identifikuar çdo rrezik të mundshëm për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Konsullatat dhe ambasadat amerikane pritet të rifillojnë së shpejti oraret për intervistat, dhe aplikantët këshillohen të kontrollojnë faqet zyrtare për disponueshmëri. Vizat/ Aplikime Në njoftim theksohet se marrja e një vize amerikane nuk është e drejtë, por privilegj, dhe çdo vendim për vizë konsiderohet një çështje sigurie. SHBA synon të sigurojë që aplikantët: Nuk kanë qëllime armiqësore ndaj SHBA-së apo interesave të saj, Janë të denjë për vizën që kërkojnë, Do të respektojnë kushtet dhe qëllimin e vizës gjatë qëndrimit në SHBA. Këshillohet që të gjithë aplikantët të jenë të kujdesshëm me përmbajtjen që publikojnë online dhe të përgatiten për një proces më rigoroz të shqyrtimit.

Njoftimi zyrtar

Announcement of Expanded Screening and Vetting for Visa Applicants Statement for Immedrate Release

The State Department is committed to protecting our nation and our citizens by upholding the highest standards of national security and public safety through our visa process. A U.S. visa is a privilege, not a right. We use all available information in our visa screening and vetting to identity visa applicants who are inadmissible to the United States, including those who pose a threat to U.S. national security. Under new guidance, we will conduct a comprehensive and thorough vetting, including online presence, of all student and exchange visitor applicants in the F, M, and J nonimmigrant classifications.

To facilitate this vetting, all applicants for F, M, and J nonimmigrant visas will be instructed to adjust the privacy settings on all of their social media profiles to "public." Our overseas posts will resume scheduling F, M, and j nonimmigrant visa applications soon. Applicants should check the relevant embassy or consulate website for appointment availability. Every visa adjudication is a national security decision. The United States must be vigilant during the visa issuance process to ensure that those applying for admission into the United States do not intend to harm Americans and our national interests, and that all applicants credibly establish their eligibility for the visa sought, including that they intend to engage in activities consistent with the terms for their admission.

Video

Aktivisti Mirsad Basha ngre alarmin për situatën shqetësuese nga derdhja e Bunës. Prej më shumë se 3 javësh, mbetje të shumta janë grumbulluar në bregun e Adriatikut, të rikthyera nga deti. Kjo është një tjetër dëshmi se natyra nuk harron dhe na rikthen atë që i bëjmë. Ai bën thirrje që më 16 janar bashkohemi për pastrimin e zonës dhe për t’i dhënë natyrës pak nga ajo që na jep çdo ditë.

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme