Sociale 21 Qershor 2025, 19:19 Nga VNA

Gara e kullave: 10 gjigandët e betonit që po pushtojnë Tiranën

Ndaje në Whatsapp
Gara e kullave: 10 gjigandët e betonit që po pushtojnë

Media ka publikuar hartën e kullave të Tiranës me 140 projekte që pritet t’i shtohen qytetit me bekimin e qeverisë shqiptare. Më shumë se gjysma e këtyre projekteve po zhvillohen në kushte të transparencës së cunguar, pasi gjenden vetëm në rendin e ditës së mbledhjeve të KKTU. Pavarësisht kërkesave të vazhueshme për informim institucionet kanë injoruar detyrën për të dhënë informacion nëse këto ndërtime do të realizohen, refuzohen apo ndryshohen.

Ekspertët argumentojnë se kjo është bërë e mundur përmes një përdorimi selektiv të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të kryeqytetit, që lejon “zonifikim të përzier” në shumë zona. Por cilat janë kullat më të larta në kryeqytet? Citizens ka listuar projektet që arrijnë nga 50-100 kate, ose thënë ndryshe nga 200-300 m lartësi. 1. Bond Tower – 200 metra e lartë Një projekt i ideuar nga studio e arkitekturës OODA Architecture dhe investitor Nova Construction. Kjo kullë është 200 metër e lartë rreth 55 kate lartësi. Bond Tower është me vendodhje në Rrugën “Dritan Hoxha. 2. Barcelona Tower – 202 metra Ky projekt do të jetë  50 kate mbi tokë dhe 6 të tjera nën tokë, me një lartësi 202 metër. Kjo ndërtesë do të zërë vendin e Bankës Kombëtare Tregtare, ngjitur me Shtëpinë e Gjetheve. Ndërtuesi i kësaj kulle është kompania “Bami Holding” e biznesmenit Besnik Bami. Studio që ka ideuar projektin është RBTA – Ricardo Bofill Taller de Arquitectura. 3. Lana Riverside Residences – 204 metra Ky projekt është e pozicionuar në Bulevardin Gjergj Fishta, te ish-Universiteti i Tiranës. Ndërtesa do të jetë 56 kate mbi tokë dhe 6 kate nën tokë, me një lartësi prej 204.5 metra, në formën e cilindrit.  Kulla është pjesë e një kompleksi dhe do të ndërtohet nga “Forever Construcion”, në pronësi të Lefter Sota, i angazhuar në fushën e tregtimit të hekurit. Kjo kullë është projektuar nga studio  e arkitekturës Marco Casamonti & Partners, X-Plan Studio. 4. Mount Tirana – 205 metra Kjo kullë është e  vendosur në Rrugën e Barrikadave, pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është 58 kate e lartë, ose 205 metër e lartë, me ndërtues Nova Construction – 2012 . Studio që ka ideuar projektin është CEBRA Architects. Kjo kullë po ngrihet në një hapësirë që më herët shërbente si lulishte, shkaktoi dhe një sërë protestash. 5. Papuli Tower – 205 metra Kjo kullë  është e vendosurnë rrugën e Kavajës, 58 kate e lartë ose 205 metër, me zhvillues shoqërinë Classic  S & J sh.p.k. Studio e arkitekturës që ka ideuar projektin është RBTA – Ricardo Bofill Taller de Arquitectura. 6. Mixed-use Tower – 245 metra Ky projekt është me vendodhje në Bulevardin e Ri dhe  është 65 kate e lartë ose 245 metër e lartë me zhvillues shoqërinë Klar shpk. Studio e arkitekturës që ka ideuar projektin është Herzog and de Meuron. 7. Piano Nobile Tower – 250 metra Kjo kullë do të ndërtohet mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropol dhe “Info-Point” i bashkisë. Kjo kullë do të jetë 250 metër e lartë ose rreth 66 kate. Investitori është Veliaj Construction në pronësi të Astrit Veliaj. 8. Kastrati Tower – 265 metra Kjo kullë do të jetë 265 metër e lartë ose ndryshe 70 katë. Investitori i këtij projekti është Kastrati Group.  Kjo kullë u prezantua për herë të parë në festivalin “Bread and Heart” nga arkitekti  Steven Hall, i cili ekspozoi për herë të parë kullën “Kastrati Toëer” nga “Kastrati Group” – dy herë më masive se “Donëtoën One”, e cila parashikohet të ngrihet përballë, krah Katedrales Katolike Shën Pali. 9. Grand Park Skyline – 268 metra Ky është një tjetër projekt ndërtimi po sfidon horizontin urbanistik të Tiranës duke synuar qiellin. Parashikon tre kulla 40, 51 dhe 71 kate për apartamente,  hotel dhe qendër tregtare në hyrje të Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Projekti është konceptuar nga arkitekti zviceran Valerio Olgiati me porosi të kompanisë “X One”, parashikon rreth 145 mijë metra katrorë ndërtim. 10. Tirana Society Tower – 300 metra Përmes një konkursi që u zhvillua më 29 korrik 2024, juria përzgjodhi si fituese projektin “Tirana Society Towers”  i arkitektit kilian Alejandro Aravena me studion elementarë. Ndërsa kompanitë që do e ndërtojnë janë shqiptare, Delta në pronësi të Luan Meçës dhe Techno Alb në pronësi të Daljan Avdiajt. Nuk ka ende një leje të zbardhur për këtë kullë, por pritet të miratohet në vijim.

 Citizens.al

Video

Aktivisti Mirsad Basha ngre alarmin për situatën shqetësuese nga derdhja e Bunës. Prej më shumë se 3 javësh, mbetje të shumta janë grumbulluar në bregun e Adriatikut, të rikthyera nga deti. Kjo është një tjetër dëshmi se natyra nuk harron dhe na rikthen atë që i bëjmë. Ai bën thirrje që më 16 janar bashkohemi për pastrimin e zonës dhe për t’i dhënë natyrës pak nga ajo që na jep çdo ditë.

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme