Sociale 26 Qershor 2025, 15:45 Nga VNA

“Digjet” Ballkani, temperatura përvëluese – termometri shkon në 40 gradë Celsius!

Ndaje në Whatsapp
“Digjet” Ballkani, temperatura përvëluese –

 

Vendet e Ballkanit po përballen me një valë të pazakontë të të nxehtit, e cila po shënon temperatura ekstreme për muajin qershor. Sipas parashikimeve të meteorologëve, termometri pritet të arrijë deri në 40 gradë Celsius, duke krijuar kushte të rrezikshme për shëndetin publik dhe përhapjen e zjarreve në shumë zona të rajonit.

Në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka reaguar me një seri rekomandimesh për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e kujdesit në këto kushte përvëluese.

“Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në njërën nga këshillat e publikuara nga IKSHPK në rrjetet sociale.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve të shmangin daljet gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, të mos ushtrojnë aktivitete të rënda fizike, të konsumojnë shumë lëngje dhe të kujdesen veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët.

Ndërkohë, në të gjithë rajonin po rritet alarmi për vatra të mundshme zjarri. Zjarrfikësit janë në gatishmëri të lartë, pasi temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve.

Në Shqipëri, vetëm gjatë së mërkurës u arrit të viheshin nën kontroll dhjetëra vatra zjarri, të cilat kishin përfshirë zona me sipërfaqe të gjelbërta dhe pyje.

Në Kroaci, situata ka qenë më dramatike. Flakët kanë përfshirë banesa në jug të vendit, ndërsa disa rajone vazhdojnë të përballen me pasojat e zjarreve. Banorët në disa zona janë detyruar të evakuohen, ndërkohë që autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë.

Nga kryeqyteti Zagreb në veri, e deri në Dalmaci në jug, shumë rajone janë vendosur në nivelin më të lartë të paralajmërimit për rrezik nga zjarret dhe probleme shëndetësore që lidhen me nxehtësinë ekstreme.

Në Serbi, gjithashtu janë lëshuar paralajmërime për temperaturat përvëluese. Në Beograd, të mërkurën termometri ka arritur në 38 gradë Celsius, ndërsa sipas parashikimeve, ditën e enjte pritet të regjistrohen 39 gradë Celsius.

Autoritetet shëndetësore në rajon kanë vënë në dukje se ky valë e të nxehtit mund të vijojë për disa ditë të tjera, ndërkohë që apelojnë për kujdes të shtuar dhe respektim të masave të rekomanduara për të shmangur pasojat në shëndet dhe mjedis.

Video

Biznesmeni Arbër Abazi, lidhje familjare e ministres Belinda Balluku, është paraqitur në SPAK pas kontrolleve të zhvilluara në bizneset e tij. Kompania “Alko Impex” e Abazit ka fituar tendera pranë Ministrisë se Infrastrukturës kur drejtohej nga Balluku, procedura që dyshohen të paracaktuara. Kompania në fjalë ka qenë një nga përfitueset e mëdha të tenderave publikë në të gjithë institucionet e vendit.

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme