Sociale 26 June 2025, 11:35 Nga VNA

Gati ngritja e Sistemit të të Dhënave në Turizëm, ja bizneset dhe institucionet që do raportojnë

Ndaje në Whatsapp
Gati ngritja e Sistemit të të Dhënave në Turizëm, ja

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të ngrejë dhe administrojë një Sistem të Dhënash mbi Turizmin i cili do të jetë produkt i raportimeve direkte të një sërë palëve dhe që do të përmbajë të dhëna parësore ndërkohë që pjesë plotësuese do të jenë edhe të dhënat indirekte të cilësuara dytësore.

Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit “Për përcaktimin e të dhënave parësore dhe dytësore të sistemit të të dhënave në turizëm” parashikon specikisht çfarë synohet të arrihet, kush do raportojë dhe kush mund të përdorë këto të dhëna.

“Konkretisht Baza e të dhënave shtetërore në Sistemin e të Dhënave në Turizëm, në vijim, baza e të dhënave, përbëhet nga:

a) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si agjenci turistike;

b) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si udhërrëfyes turistik;

c) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si struktura akomoduese;

d) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si operator i turizmit detar;

e) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si agroturizëm;

f) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si operator turistik;

g) te dhënat e ardhura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;

h) të dhënat e ardhura nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore;

i) të dhënat e ardhura nga Instituti i Statistikave;

j) të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit” thuhet në draft.

Ndërkohë ky dokument specifikon se të dhëna parësore konsiderohen informacionet specifike, të mbledhura nga institucioni administrues ndërsa dytësore konsiderohen informacionet që merren nga një bazë tjetër të dhënash, ku ato janë parësore.

Të dhënat do të përdoren nga një sërë institucionesh përfshirë këtu edhe Tatimet.

“Dhënës të informacionit në bazën e të dhënave shtetërore parësore dhe dytësore në sistemin e të dhënave në turizëm janë:

a) Agjencitë turistike dhe operatorët turstike;

d) Banka e Shqipërisë;

dh) Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit;

e) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

f) Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Subjekte të interesuara për të dhënat parësore dhe dytësore janë:

a) njësitë e vetëqeverisjes vendore;

b) Agjencia Kombëtare e Bregdetit;

c) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

Subjekte private që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit” vlerëson drafti.

Ky sistem pritet që të ngrihet nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit./ Monitor

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme