Sociale 26 June 2025, 11:44 Nga VNA

Dëshmia e aktivistit palestinez, Atta Khaled: Bota po i heq zërin Gazës

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e aktivistit palestinez, Atta Khaled: Bota po i heq zërin

Çështja palestineze zbret në Tiranë. Një zë i fuqishëm, student dhe aktivist Atta Khaled, ka zhvilluar një takim në kryeqytet për të buçitur të vërtetat, që gjithë bota po përpiqet t'i heqë zërin se çfarë po ndodh në Gaza.

Atta është një të ri palestinez i lindur dhe rritur në lagjen Jabalia, në Rripin e Gazës. Për shkak të rrethanave të luftës dhe faktit që zotëronte edhe shtetësinë egjiptiane, ai u evakuua drejt Egjiptit. Aktualisht, ai ndjek studimet për ekonomi politike në Universitetin e Birminghamit.

Gjatë diskutimit, u ndaluam kryesisht te rëndësia e organizimit të aktiviteteve që japin zë gjenocidit që po ndodh në Gaza. U diskutua gjithashtu mungesa e lirisë për të organizuar manifestime në shtete fqinje si Egjipti apo Jordania, ku ndodhen një pjesë e madhe e refugjatëve palestinezë.

Nuk munguan as reflektimet mbi shtypjen e protestave në mbarë Europën, të cilat kundërshtojnë gjenocidin që po ndodh në Palestinë, vështirësitë për tu organizuar në universitete sepse përballesh me përjashtim nga Universiteti dhe shumë peripeci të tjera, raporton shoqata Drejtësi Sociale.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme