Sociale 26 June 2025, 14:13 Nga VNA

Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë

Ndaje në Whatsapp
Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e

Në tremujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektorin shtetëror arriti në 185,387 persona, një rekord ky që nga viti 2018.

Edhe pse numri i popullsisë gjate kësaj periudhe u pakësua me mbi 500 mijë persona dhe shumë shërbime publike janë tashmë online, administrata publike po fryhet vit pas viti dhe sidomos në prag të zgjedhjeve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin publik u rrit me 2% në janar-mars 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat nga grafiku tregojnë e në tremujorët e zgjedhjeve punësimi në shtet pëson rritje të ndjeshme.

Nga 172, 9 mijë të punësuar në sektorin shtetëror që ishin në tremujorin e parë 2019 ato arritën në 185,4 mijë në tremujorin e parë 2025 ose +7,3 % më shumë.

Gjatë viteve të fundit nga 2019 në 2023 punësimi në sektorin publik u rrit rreth 1.2–1.5% në vit. Por në vitin zgjedhor 2025, rritja për vetëm një tremujor është 2.0%, shumë më e lartë se norma vjetore mesatare. Kjo tregon për një tendencë më të fortë punësimesh në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Administrata vendore dhe qendrore, tradicionalisht shtojnë vende për funksione të përkohshme, teksa kjo rritje ndodhi në tremujorin pararendës të zgjedhjeve. Kjo është një praktikë nuk është e re në kontekstin politik shqiptar, ku vendet e reja të punës në shtet përdoren herë pas here për të krijuar mbështetje elektorale.

Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror në Shqipëri është rritur me rreth 12,500 vetë në gjashtë vitet e fundit, teksa popullsia e vendit u tkurr me mbi 500 mijë persona ose 17 për qind ndërmjet 2018-2023.

Historikisht në Shqipëri, rritja e vendeve të punës në administratë është konsideruar si një mjet për të konsoliduar mbështetjen politike, sidomos në prag zgjedhjesh.

Sektori shtetëror ofron jo vetëm siguri të lartë punësimi, por edhe influencë lokale nëpërmjet institucioneve të arsimit, shëndetësisë dhe bashkive, që përbëjnë një rrjet të gjerë punësimi në rrethe, ku sektori publik është punëdhënësi më i madh./ Monitor.al

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme