Opinion 15 March 2026, 10:38 Nga VNA

Feja dhe morali përballë pushtetit..dhe një leksion nga Irani për Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Feja dhe morali përballë pushtetit..dhe një leksion nga Irani

Nga Vehap Kola

Gaboheni kur mendoni se njerëzit e pranojnë një fe thjesht për doktrinën e saj. Njerëzit e përqafojnë një fe mbi të gjitha për epërsinë etike e për karakterin e saj.

Rezistenca e Iranit përballë dy superfuqive ka rritur simpatinë për shiizmin në nivele që deri dje do të dukeshin të paimagjinueshme.

Ajo që për shumëkënd prej nesh shihej si një teologji e errët, e largët, madje edhe si një produkt i një teokracie të përgjakshme, sot po lexohet nga shumë sy në mbarë botën si një etikë e çlirimit, e qëndresës dhe e dinjitetit.

Dhe kjo duhet të mjaftojë si mësim për hoxhallarët, predikuesit dhe intelektualët që i bëjnë fresk një pushteti të korruptuar e të padrejtë, me justifikimin e lodhur se po shmangin një dëm më të madh.

Jo, aspak!
Me atë zgjedhje, ju keni pranuar të identifikoheni në sytë e shqiptarëve si pjesë e sistemit të zullumit, ose të paktën si patericë e tij.

E si mund të prisni pastaj që thirrja juaj për besim, moral dhe drejtësi të dëgjohet me respekt nga shumica e qytetarëve të këtij vendi?

Askush nuk frymëzohet nga një fe që rreshtohet me padrejtësinë.
Askush nuk ndjek me zemër ata që predikojnë virtytin, por ulin kokën para tiranisë dhe padrejtësisë.

Dhe historia e ka treguar gjithmonë se kur bartësit zyrtarë të një morali e shesin atë në shkëmbim të rehatisë, sigurisë ose interesit, atëherë flaka etike nuk shuhet, por kalon në një dorë tjetër.

Do të vijë një tjetër thirrje fetare, një tjetër ideologji, një tjetër lëvizje, që do ta mbajë atë pishtar në dorë dhe do t’u japë njerëzve gjuhën morale që ju nuk patët guximin t’ua jepnit.

Dhe atëherë, emrat tuaj do të shkruhen jo në faqet e nderit, por në listën e atyre që e shitën besën për një pazar të ulët.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme