Sociale 27 Qershor 2025, 11:57 Nga VNA

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve në ndryshimet ligjore

Ndaje në Whatsapp
Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, për shkak të rënies së lindjeve dhe ndryshimeve ligjore

Është ulur numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar-prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të përfituesve nga viti në vit.

Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i vënë në dispozicion për bonusin e bebes, janë realizuar vetëm 8,8% e pagesave, duke mbuluar 6.940 lindje për periudhën janar-prill.

Ndërkohë, për vitin 2024, me një fond të ngjashëm prej 2,2 miliardë lekësh, u realizuan 27% e pagesave për 8.672 lindje. Nga këto, 6.985 përfitues të bonusit ishin për lindje brenda vendit dhe 1.687 bebe përfituese, ose 20% e tyre, ishin jashtë vendit.

Rënia e numrit të bebeve të lindura brenda vendit që përfituan bonusin për janar-prill 2025 është rreth 1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Të dhënat tregojnë një trend në rënie të bebeve përfituese që kanë lindur brenda vendit. Për janar-prill 2023, fondi i bonusit të bebes mbuloi pagesat për 11.707 lindje brenda vendit, ndërsa 5.107 prej tyre ishin për lindje jashtë vendit. Në total, numri i përfituesve ra me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rreth 43% e përfituesve në vitin 2023 rezultuan të kishin lindur jashtë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin e parë të vitit, në rang vendi, numri i lindjeve ishte 4.662. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i lindjeve ra me rreth 23%.

Ndërsa përfitimi nga totali i fondit të bonusit në masën 20%, 30% deri në 50% për bebet që lindnin jashtë vendit ka qenë një fenomen i qëndrueshëm që prej nisjes së programit në vitin 2019. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në katër vitet 2019–2022 u shpërndanë 11,5 miliardë lekë për 161.943 bebe përfituese, nga të cilat rreth 33% kanë lindur jashtë Shqipërisë.

Bonusi i bebes, që ofron një shumë deri në 120.000 lekë për lindjen e fëmijës, deri në fund të vitit 2023 është përfituar edhe nga familjet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, për sa kohë që fëmija regjistrohet në Shqipëri. Por, për shkak të përqindjes së lartë të përfituesve jashtë vendit dhe kufizimeve buxhetore, në maj të vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë propozoi ndryshime ligjore për të përjashtuar nga përfitimi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Ndryshimet në ligjin nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, hynë në fuqi në nëntor 2023.

Ndërsa në muajin dhjetor 2023, me ndryshimet e miratuara në VKM-në “Për përcaktimin e masës dhe të procedurës së dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të shërbimit spitalor dhe atyre të gjendjes civile”, qeveria vendosi edhe një kusht të ri: që njëri prej prindërve, ose të dy, të kenë jetuar të paktën 180 ditë (rreth 6 muaj) brenda Shqipërisë gjatë vitit para lindjes së fëmijës, për të përfituar bonusin.

Të dhënat do të verifikohen nëpërmjet sistemit TIMS, i cili regjistron hyrje-daljet në Shqipëri nëpërmjet kufirit. Prindi, gjithashtu, duhet të plotësojë një formular vetëdeklarimi, ku konfirmon se jeton në Shqipëri.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të muajit maj deklaroi se bonusi i bebes do të zëvendësohet me një skemë të re pagesash të menjëhershme, sipas numrit të fëmijëve dhe për periudha 2-, 3- apo 5-vjeçare.

Video

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, Policinë ndërhyn për të marrë gjeneratorin Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme