Sociale 14 November 2024, 23:17 Nga VNA

Zjarret në Liqenin e Prespës së Vogël shkaktojnë dëme në ekosistemin e liqenit

Ndaje në Whatsapp
Zjarret në Liqenin e Prespës së Vogël shkaktojnë

Zjarret e përhapura në ditët e fundit kanë shkatërruar një sipërfaqe të konsiderueshme në Liqenin e Prespës së Vogël, një zonë që tani është gati e tëra e mbushur me kallamishte dhe kënetë. Sipas informacionit të autoriteteve, flakët kanë djegur rreth 40 hektarë, duke nisur nga Shpella e Trenit dhe duke u shtrirë deri në afërsi të kufirit me Greqinë.

Ekspertët e mjedisit tërheqin vëmendjen se zjarret e shpeshta në këtë zonë kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në ekosistemin e liqenit. Në rrezik janë habitati i pelikanit kaçurrel, si dhe shumë shpendë dhe specie të tjera që jetojnë në këtë ambient.

Një nga shkaqet e zjarreve është djegia e qëllimshme e kallamishtes nga banorët e fshatrave përreth, të cilët e bëjnë këtë për të shndërruar tokën e kënetës në tokë bujqësore. Kjo ka çuar në një rritje të numrit të zjarreve që shpërthejnë çdo vit, ndërkohë që ndërhyrja e Shërbimit zjarrfikës është e kufizuar, për shkak të terrenit të vështirë dhe ndodhisë e zjarreve në brendësi të liqenit. Kjo ka bërë që flakët të vazhdojnë për ditë të tëra, duke rritur pasojat në mjedisin lokal.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme