Politika 6 June 2024, 17:49 Nga VNA

Video/ Çfarë thoshte Bardhi kur ishte kundër Berishës, dhe sot kërkon me ngulm rikthimin e tij në grupin e PD

Ndaje në Whatsapp
Video/ Çfarë thoshte Bardhi kur ishte kundër Berishës, dhe

Pasi Sali Berisha u përjashtua si një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe minim të demokracisë, Gazment Bardhi i cili tashmë është bashkuar me grupimin e Rithemelimit kërkon rikthimin e ish kryeministrit në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke harruar të gjithë akuzat dhe deklaratat e dhëna më parë.

“Unë nuk mund të dalë në 2025 dhe ti them qytetarëve shqiptarë që kandidati ynë për kryeministër është Sali Berisha. Nuk e bëj dot këtë”, është shprehur në një intervistë dy vite më parë Bardhi.

“Nëse Berisha do të jetë kryetar i PD-së unë mbyll karrierën time politike”, është një tjetër deklaratë e Gazment Bardhit.

Kujtojmë se Bardhi dhe Berisha kanë akuzuar njëri tjetrin dhe për vrasje. Berisha kohë më parë e akuzoi Bardhin se ka gisht te vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Ndërkohë Bardhi i kujtonte Berishës Gërdecin, ndërsa akuzonte të birin si të përfshirë në ngjarjen e rëndë apo dhe një sërë akuzash të tjerë.

 

 

[video width="1072" height="1072" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/06/WhatsApp-Video-2024-06-06-at-6.30.33-PM.mp4"][/video]

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme