Politika 20 January 2025, 16:09 Nga VNA

Thirrje për protestë për të kërkuar të vërtetën mbi rastin e policit Azbi Spahiu

Ndaje në Whatsapp
Thirrje për protestë për të kërkuar të

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes “Bashkë”, ka bërë thirrje për një protestë masive këtë të hënë, në orën 17:00, para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes që përfshin policin Azbi Spahiu dhe arrestimin e djalit të oligarkut Samir Mane.

Qori thekson se deklaratat e institucioneve publike deri tani vetëm sa e kanë thelluar misterin, duke krijuar përshtypjen e një omertaje mafioze, ku të gjithë – nga oligarkët deri te qeveritarët – po bashkëpunojnë për të fshehur të vërtetën.

“Lëvizja jonë kërkon transparencë dhe drejtësi. Nuk do të lejojmë që pushteti abuziv dhe korrupsioni të mbajnë qytetarët peng. E vërteta do të na bëjë të lirë dhe do të na japë guximin për të transformuar vendin tonë,” deklaroi Qori.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme