Politika 19 January 2025, 20:18 Nga VNA

Fushata/ Rama riciklon premtimin e vjetër për pistën e skive në Korçë

Ndaje në Whatsapp
Fushata/ Rama riciklon premtimin e vjetër për pistën e skive

Për ata që nuk thonë të vërtetën, duhet memoria e fortë, që gënjeshtrat e vjetra të mos preken. Jo siç bëri Edi Rama këtë të dielë, që premtoi një pistë skish për Korçën, duke u sjellë në mendje korçarëve premtimin e pambajtur të 4 viteve më parë.

Në një video që shpërndau në rrjetet sociale, Rama foli për rreth 500 mijë turistë në Korçë dhe për 160 bujtina të mbushura plot në këtë qytet gjatë dimrit, duke shtuar se “…tani ka ardhur radha e qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive…”

Mjafton një kërkim i shpejtë në arkiva për të nxjerrë të njëjtin premtim 4 vite më parë, në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2021 në këtë qytet.

Madje atëherë, kryeministri ishte akoma më konkret kur i varte shpresat e korçarëve tek arabi Mohamed Alabaar, që do të ndërtojë pallate në Durrës.

“Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësi, kemi filluar diskutimin për ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Nikolicës, projekt që do jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri që e kemi lidhur gjithmonë vetëm me verën, por kemi të paeksploruar turizmin malor dhe Korça është zgjedhja e parë për këtë dhe hapja e një resorti skish do sjellë shumë më tepër punë e reputacion”.

Edi Rama 5 prill 2021

Pista e skive mbeti një projekt në sirtar, ndërsa arabi i Dubait mbeti në Durrës. Ai që duhet të kthehet në të njëjtin qytet me premtime të reja është Edi Rama, që me aq sa ka ka thënë, i duhet një kujtesë e hekurt./Lapsi.al

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme