Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Gjermanisë të shtunën, më 31 tetor, duke kërkuar uljen e kostos së jetesës dhe më shumë investime në arsim. Protestat e thirrura nga nisma “Gen Z regelt” u zhvilluan në 34 qytete, përfshirë Berlinin, Frankfurtin dhe Mynihun. Të rinjtë kundërshtuan gjithashtu shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Tubimet ishin kryesisht paqësore gjatë ditës, por në mbrëmje në disa qytete shpërthyen përleshje. Në Frankfurt, persona të maskuar sulmuan policinë me gurë, fishekzjarrë dhe bomba molotov, ndërsa u dëmtuan dhe u grabitën dyqane. Forcat e rendit ndërhynë me ujëhedhës dhe spraj irritues.
Ujëhedhës u përdorën edhe në Hamburg dhe Këln, ku policia raportoi sulme ndaj punonjësve të emergjencës. Disa efektivë mbetën të plagosur gjatë trazirave. Organizatorët u distancuan nga dhuna, duke deklaruar se grupet ekstremiste, racizmi dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në lëvizjen e tyre.






















