Politika 18 January 2025, 20:14 Nga VNA

Paratë që shkojnë tek Porti i Durrësit,do shkojnë për qytetarët/ Berisha:Premtojmë minimum jetik 200 euro

Ndaje në Whatsapp
Paratë që shkojnë tek Porti i Durrësit,do shkojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët në Fier, akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion, duke theksuar se fondet publike shkojnë në xhepat e qeveritarëve. Ai premtoi një ndryshim rrënjësor me ardhjen në pushtet, përfshirë një minimum jetik prej 200 eurosh për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Berisha deklaroi:

“Vetëm një kolonialist që urren kombin që ka pushtuar, mund të lërë 16 milionë euro për 780 mijë pensionistë. Ne do të ndryshojmë jetën e 57% të pensionistëve që nuk marrin pension të plotë dhe do të mbështesim çdo qytetar të papunë apo në ndihmë ekonomike.”

Ai shtoi se buxheti aktual i shtetit, ndonëse dyfish më i lartë se në kohën e qeverisjes së tij, keqpërdoret për projekte me kosto të fryra:

“Rrugët sot ndërtohen me çmime 10-fish më të larta. Çmimet e ndërtimit janë rritur 35%, por këta i rrisin kostot me 1000%. Paratë janë, por vidhen.”

Berisha preku edhe projektin e Portit të Durrësit, duke e cilësuar si burim korrupsioni:

“Porti i Durrësit po mbyllet për të ndërtuar një port të ri në Porto Romano me 1.3 miliardë euro. Këto para nuk do shkojnë për projekte të panevojshme, por për rritje pagash dhe pensionesh.”

Duke përmendur të arriturat e qeverisjes së tij, Berisha tha:

“Me një buxhet më të vogël, ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë dhe dyfishuam pagat e pensionet. Këto arritje tregojnë se paratë mund të menaxhohen në shërbim të qytetarëve.”

Ai e mbylli fjalimin duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një plani të madh për të rikthyer mirëqenien në Shqipëri.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme