Politika 18 January 2025, 15:42 Nga VNA

Mungesa e transparencës për ndalimin e djalit të oligarkut dhe sulmet e Ministrit të Brendshëm ndaj policit që tentoi vetëvrasjen

Ndaje në Whatsapp
Mungesa e transparencës për ndalimin e djalit të oligarkut dhe

Ervin Hoxha, drejtuesi politik i njësisë 1 në Tiranë, që kur i duhet qeverisë bën dhe ministrin e Brendshëm, ka shprehur sot shqetësimin për protestën e paralajmëruar përpara Ministrisë së Brendshme. Kërkesa dy partive të vogla përqendrohet tek nisja e një hetimi serioz për zbardhjen e ngjarjes ku u përfshi një oficer policie që tentoi të vetëvritej pas një rasti ku u ndalua djali i biznesmenit Samir Mane.

Ngjarja, e cila u mbajt e fshehtë për ditë me radhë, u denoncua nga një numër shumë i vogël mediash, ndërkohë që Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria heshtën, duke hedhur më shumë tym mbi një çështje që së paku meriton transparencë. Në reagimin e tij të turpshëm për një oficer me uniformë, Ervin Hoxhaj merr përsipër të gjykojë motivet e protestës dhe shprehet i sigurt se “rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë”.

Në fakt, jo vetëm që nuk është i qartë, por deri më sot nuk ka asnjë reagim nga asnjë prej institucioneve përgjegjëse. Përfshirë dhe Ministrin e Brendshëm, që veç furtunës, duket se e sheh plot gotën e qeverisë si patronazhist model i PS.

Ervin Hoxha, Ilir Proda, prokurori që ka ndjekur çështjen dhe i gjithë zinxhiri përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë, kanë detyrim t’i japin përgjigje disa pyetjeve thelbësore: • A e ka urdhëruar ndonjë epror policin që tentoi vetëvrasjen të ndalojë djalin e biznesmenit? • Pse ai u thirr jo zyrtarisht të nesërmen në zyrat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe u pyet për orë me radhë? • Pse nuk hetohet e gjithë ngjarja, përfshirë dhe mesazhet që oficeri i policisë i ka dërguar të birit pak minuta para se të ndërmarrë aktin ekstrem?

Kur t’i japë përgjigje me transparencë këtyre dhe të tjerave pyetje, Ministri i Brendshëm mund të dalë e të flasë për ngjarjen apo për protestën e paralajmëruar. Deri atëherë, është në nderin e tij të nisë hetimet serioze për të zbardhur të vërtetën e të mos merret me protestat, të cilat çdokush ka të drejtë t’i organizojë. Për partinë e Ervin Hoxhës, jeta e individit nuk ka vlerë sa “parimet” e partisë, por për një vend demokratik, jeta e çdo individi është më e rëndësishme se çdo lloj propagande patronazhistësh.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme