Politika 18 January 2025, 12:53 Nga VNA

Berisha premton ish të përndjekurve politikë: Detyrimet do plotësohen

Ndaje në Whatsapp
Berisha premton ish të përndjekurve politikë: Detyrimet do

Në vitin e 33-të aktiv në jetën politike Sali Berisha u premton për të disatën herë se do të zgjidhë çështjen e ish të përndjekurve politikë. Sot në selinë e Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Sali Berisha po zhvillon një takim me drejtuesit e Departamenteve të ish-të Përndjekurve Politikë pranë degëve të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD u shpreh se problematikat e jashtëzakonshme të trashëguara nga diktatura, me gjithë përpjekjet e përbashkëta, ende nuk kanë marrë përgjigjen e merituar. "Një nga qëllimet më kryesore të kësaj mbledhje është të kërkojë nga ju të hartojmë programin e ri të PD, pasi marrëveshja e vitit 2006, që ne patëm me të përndjekurit politikë, marrëveshje e pranuar pikë për pikë siç u paraqit, ajo marrëveshje në disa aspekte është tejkaluar dhe kërkohet të bëhet edhe një rishqyrtim i të gjithë detyrimeve që shoqëria ka ndaj jush”- u shpreh Berisha. Ndaj dhe ai premtoi që, programi i PD për të përndjekurit, të internuarit, të burgosurit, të pushkatuarit, do të ridimensionohet plotësisht. Detyrimet e shoqërisë shqiptare ndaj kësaj shtrese do të njihen, siç janë njohur në masë të caktuar, dhe do të plotësohen. "Po, nuk mund të ketë paqe të vërtetë sociale pa i dhënë përgjigjen e merituar problemit të të përndjekurve politikë dhe pronarëve. Jo."-tha Berisha.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme