Politika 17 January 2025, 15:24 Nga VNA

Mandati i deputetit Vullnet Sinajt shkon në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
Mandati i deputetit Vullnet Sinajt shkon në Kuvend

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pati diskutime për mandate dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit. Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u trajtuan tre pika të rëndësishme të rendit të ditës. Në fokus të pikës së parë ishte mocioni i paraqitur nga 1/10 e deputetëve të Partisë Demokratike, për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. Relatorët nga opozita dhe mazhoranca paraqitën raportet e tyre, dhe çështja do të kalojë për votim në seancën e parë plenare pas nisjes së sesionit të ri parlamentar. Më pas, Këshilli shqyrtoi projektvendimin e paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti, për disa shtesa në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Pas diskutimeve, projektvendimi u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi. Në pikën e tretë të rendit të ditës, u diskutua projektvendimi i propozuar nga z. Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për një shtesë në Rregulloren e Kuvendit. Pas debatit, Këshilli vendosi krijimin e një grupi pune që do të shqyrtojë këtë propozim dhe do të analizojë ndryshimet e tjera të mundshme në Rregulloren e Kuvendit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme