Politika 16 January 2025, 16:09 Nga VNA

PD në Gjykatë Kushtetuese: Projekti zhduk Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
PD në Gjykatë Kushtetuese: Projekti zhduk Portin e Durrësit

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, u shqyrtua padia e Partisë Demokratike lidhur me Portin e Durrësit. PD pretendon shkelje kushtetuese dhe dërgoi një letër Komisioneres për Konkurrueshmërinë në BE, duke argumentuar se marrëveshja për Portin shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. BE ka konfirmuar se po ndjek çështjen.

Në seancë, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marjana Semini, pyeti përfaqësuesit e PD për kuptimin e termit "rizhvillim i portit". PD sqaroi se rizhvillimi duhet të nënkuptojë modernizimin e portit ekzistues, jo ndërtimin e një porti të ri dhe asgjësimin e atij aktual. Ata theksuan se modernizimi duhet të ruajë funksionet detare dhe infrastrukturore të portit.

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, kritikoi marrëveshjen si të bërë në mënyrë të fshehtë dhe theksoi rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit si një nyje e transportit ndërkombëtar detar, hekurudhor dhe rrugor. Ai argumentoi se marrëveshja do të çojë në humbjen e portit aktual dhe zhvendosjen e tij, duke shkaktuar kosto deri në 2 miliardë euro, nga të cilat 400 milionë do të paguhen nga qytetarët shqiptarë brenda tre viteve të para. Sipas tij, këto zhvillime minojnë qëllimin për rritjen e kapaciteteve të portit ekzistues.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme