Politika 15 January 2025, 10:16 Nga VNA

Rama: Shqipëria drejt eksportit të energjisë elektrike në Bashkimin Europian

Ndaje në Whatsapp
Rama: Shqipëria drejt eksportit të energjisë elektrike në

Kryeministri Edi Rama, nga Abu Dabi, njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje trilaterale mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për krijimin e një lidhjeje energjetike nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë. Marrëveshja pritet të jetë një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike dhe pozicionimit të Shqipërisë si eksportues energjie në Bashkimin Europian.

“Lidhja energjetike do të ketë një pronësi të trefishtë dhe do të mbështetet nga investime të mëdha për rritjen e kapaciteteve prodhuese në Shqipëri. Ky projekt është një gur kilometrik në rrugën tonë për t’u bërë të pavarur nga importi i energjisë dhe për të luajtur një rol të rëndësishëm në tregun energjetik europian,” deklaroi Rama.

Gjithashtu, kryeministri theksoi rëndësinë e energjisë diellore, duke shprehur synimin që deri në përfundim të mandatit të katërt, 30% e energjisë së prodhuar në Shqipëri të jetë nga burimet diellore.

Marrëveshja, e firmosur me pjesëmarrjen e kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të rrisë kapacitetet energjetike të vendit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme