Politika 14 January 2025, 23:09 Nga VNA

Bardhi: Nuk e quaj SPAK institucion kriminal, pavarësisht kostove që marr brenda partisë

Ndaje në Whatsapp
Bardhi: Nuk e quaj SPAK institucion kriminal, pavarësisht kostove që

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është shprehur se nuk e cilëson SPAK si një institucion kriminal dhe se nuk ka komplekse për ta thënë këtë pavarësisht kostove që mund të marrë brenda partisë.

I ftuar në emisionin “Open”, Bardhi shprehu sërish qëndrimin e kundërt me kryetarin e PD, Sali Berisha, pasi sipas tij ka prokurorë me integritet që nuk mund t’i baltos.

“E kam thënë në këtë studio që ka prokurorë, shumë pak, me integritet aty dhe nuk mund t’i baltos ata. Ka njerëz që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”, u shpreh Bardhi më tej.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme