Politika 13 January 2025, 20:29 Nga VNA

Vota e diasporës/ Celibashi: 10 mijë emigrantë të regjistruar në më pak se 72 orë

Ndaje në Whatsapp
Vota e diasporës/ Celibashi: 10 mijë emigrantë të

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, bën me dije se deri më tani janë regjistruar 10 mijë shqiptarë të diasporës, të cilët përmes procedurës së regjistrimit do të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit nga shtetet që banojnë dhe punojnë.

Procesi i regjistrimit të shqiptarëve të diasporës nisi më 11 janar. Celibashi thotë se në më pak se 72 orë u regjistruan 10 mijë emigrantë.

Postimi i plotë

??.??? ??????????? ??̈ ?????????̈?? ?? ??????̈????? ??????̈ ?????? ??̈ ??̈ ??? ?? ?? ???̈ ????.

KQZ Shqiperi nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025.

Shpërndani linkun e mëposhtëm që të aplikojnë edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.

Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.

Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!

Voto për Zgjedhjet e 11 Majit

Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni ëëë.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme