Politika 12 January 2025, 15:24 Nga VNA

Berisha ftesë Ramës: Hajde në debat televiziv, t’i themi gjërat sy më sy

Ndaje në Whatsapp
Berisha ftesë Ramës: Hajde në debat televiziv, t’i themi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me simpatizantët në Lezhë, ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv. Ai e sfidoi Ramën që të dalin “në shesh të burrave” dhe të përballen përballë qytetarëve.

Berisha theksoi rëndësinë e lirisë së mendimit dhe kritikoi ata që nuk i lejojnë të tjerët të shprehin qëndrimet e tyre. Ai kërkoi që Rama të japë llogari për çështjet e pensioneve dhe krahasimin me vendet e rajonit.

“Hajde, urdhëro në televizion" – tha Berisha. “Hajde të shpjegojmë pse pensioni në Mal të Zi që në 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Hajde t’u tregojmë pensionistëve pse në Maqedoni dhe Kosovë pensionet janë shumë më të larta se këtu.”

Ftesa e hapur e Berishës për një debat publik vjen mes akuzave të ndërsjella mes tij dhe kryeministrit Rama. Tani mbetet për t’u parë nëse Rama do ta pranojë këtë sfidë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme