Politika 11 January 2025, 17:23 Nga VNA

Berisha akuzon Dumanin pas vendimit të SPAK për Olsi Ramën: U rreshtua me bandën e Xibrakës

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon Dumanin pas vendimit të SPAK për Olsi Ramën: U

Sali Berisha sulmoi kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pasi SPAK rrëzoi pretendimet e Gazmend Bardhit për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, në dosjen Xibraka.

“Më deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka, kaq mund të them. Tregoi që tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës. Kjo është e vërteta”, tha Berisha nga Pogradeci ku zhvilloi takime me strukturat.

Berisha sulmoi dhe gjyqtaren Irena Gjoka, pasi vajza e tij Argita Malltezi u paraqit në SPAK për një hetim që ka nisur pas deklaratave të saj ndaj Gjokës, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist.

Përsa i përket thirrjes së vajzës sime dje, për Irenën me 5 mbiemra, ishte gjëja më normale.

"Përpiqen të përdorin postet, detyrat për të mbrojtur një delikuente, ajo është një gjykatëse delikuente e dënuar, por kjo pse është e dënuar është njëra anë, krimi i saj më i madh është se ka fshehur dënimin dhe ajo duhet të kishte deklaruar në dokumente zyrtare të vettingut se është e dënuar, përkundrazi ata fshehin një krim të gjykatëses e cila e ka vendin në burg e jo në sallën e gjyqit”, u shpreh Berisha.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme