Politika 11 January 2025, 17:05 Nga VNA

Sistemi i KQZ për regjistrimin e diasporës shfaq probleme, emigrantët nuk mund të hapin llogaritë

Ndaje në Whatsapp

Sot ka nisur afati tre ditor për emigrantët shqiptarë për t’u regjistruar dhe për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Faqja zyrtare kqz.gov.al ka hapur seksionin për regjistrimin e diasporës, ku çdo emigrant që ka të drejtën për të votuar duhet të regjistrohet 'online', në mënyrë që të marrë pjesë në procesin zgjedhor të ardhshëm në vend.

Megjithatë, duket se sistemi nuk është shumë efikas dhe ka pasur probleme gjatë regjistrimit. Disa emigrantë kanë shprehur shqetësime në adresën e VNA, duke thënë se faqja nuk i lejon të hapin llogaritë. Problemet janë shfaqur gjithashtu gjatë verifikimit të fotos, ku për pasojë është e nevojshme të kthehesh në opsione për të ngarkuar pasaportën dhe për të nisur sërish procedurën nga e para. Një shqetësim tjetër është fakti që KQZ nuk ka publikuar një video me detaje mbi mënyrën e regjistrimit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme