Politika 11 January 2025, 09:01 Nga VNA

Zgjedhjet e 11 majit, nis sot afati për regjistrimin e diasporës

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 11 majit, nis sot afati për regjistrimin e diasporës

Për herë të parë, në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre politik pa pasur nevojë të udhëtojnë për të votuar në Shqipëri. Ky është hapi i parë i procesit, pasi regjistrimi përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka nisur dhe do të vazhdojë deri më 4 mars.

Regjistrimi: Për t'u regjistruar, emigranti duhet të krijojë një llogari në platformën (PER). Gjatë paraqitjes së kërkesës për t'u regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi duhet të ngarkojë në platformë të paktën një dokument nga lista e mëposhtme, i cili vërteton qëndrimin e tij jashtë Shqipërisë:

Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent që tregon pronësinë e banesës në shtetin e rezidencës;

Dokument që vërteton rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

Dokumente bankare (kontratë kredie, vërtetim bankar etj.) që përmbajnë adresën e banimit;

Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë elektrike/gazit në banesë;

Kontratë ose faturë të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse;

Dokument i lëshuar nga organet kompetente të shtetit të rezidencës, që vërteton qëndrimin në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni ose të ngjashëm;

Dokument pronësie ose ekuivalent, i lëshuar në shtetin e huaj, që vërteton pronësinë e banesës;

Leje drejtimi (patentë) nëse adresa e banimit është e shënuar;

Ose çdo dokument tjetër që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë që mund të regjistrohen në të njëjtën adresë përmes platformës nuk mund të kalojë 6 persona. Përjashtime mund të bëhen vetëm në raste të arsyetuara, dhe pas paraqitjes së dokumentacionit përkatës, platforma mund të lejojë regjistrimin e më shumë se 6 shtetasve.

Pas regjistrimit, KQZ do të informojë emigrantin nëse kërkesa është miratuar apo jo. Nëse kërkesa refuzohet, emigranti do të udhëzohet mbi dokumentet që duhen plotësuar për të mundësuar miratimin. Procesi i regjistrimit konsiderohet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

Është e rëndësishme të theksohet se për të mbuluar plotësisht koston e votës, do të kërkohen ndryshime ligjore, për të cilat është i nevojshëm konsensusi i opozitës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme