Politika 9 January 2025, 22:57 Nga VNA

Arlind Qorri përplaset me Blendi Fevziun në “Opinion”: TV Klan më ka censuruar pse kam sulmuar Samir Manen

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qorri përplaset me Blendi Fevziun në “Opinion”: TV

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qorri ka debatuar me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” për censurimin e tij nga televizioni “Klan”. Qorri tha se nuk është ftuar prej disa kohësh në TV Klan për arsyen se ka sulmuar biznesmenin Samir Mane.

Ndërkoh Fevziu iu përgjigj duke thënë se nuk merr urdhra se kë fton në televizion dhe se Qorri është ftuar më shumë se disa ministra të qeverisë.

Pjesë nga debate:

Arlind Qorri: Ju nuk jeni pronar i televizionit.

Blendi Fevziu: Unë jam pronar i kësaj studioje. Nuk të ka hije.

Arlind Qorri: Tv juaj nuk ka transmetuar protestat e pensionistëve.

Blendi Fevziu: Pse je drejtues i mediave ti?! Media i jep llogari shikuesve të vet. Nuk merr urdhëra media.

Arlind Qorri: Unë nuk jam ftuar në TV Klan për konfliktin që kam pasur me Samir Manen.

Blendi Fevziu: Ti je në studio, asnjë ministër nuk është ftuar. Nëse ju silleni si të vjetrit… Nuk mund të akuzoni se nuk ju lejojnë të tjerët të vini në studio. Nuk më thotë njeri mua për të marrë njeri në emision.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme