Politika 9 January 2025, 12:16 Nga VNA

Rama prezanton programin “Urat e reja për Shqipërinë 2030”

Ndaje në Whatsapp
Rama prezanton programin “Urat e reja për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin e ri “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, një iniciativë që synon zhvillimin e pronave publike përmes partneriteteve me sipërmarrjen private. Programi ka për qëllim ndërtimin e veprave të reja infrastrukturore, administrative, turistike, kulturore dhe sociale, duke marrë shembull nga modelet më të mira ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se programi do të trajtojë asetet publike të papërdorura, si ndërtesat e vjetra industriale, që aktualisht dëmtojnë peizazhin urban dhe nuk sjellin asnjë përfitim. “Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës, që kanë struktura të ngjashme me Korporatën e Investimeve, synojmë të ndërtojmë ura të forta bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat,” tha ai.

Projekti përfshin zhvillimin e hapësirave të reja me standarde europiane për administratën publike, duke u bazuar në gara të hapura dhe transparente. Sipas Kryeministrit, kjo qasje do të ndihmojë shtetin të mbajë rol aktiv dhe përfitues në zhvillimin e pronave publike, duke krijuar një model të ri sipërmarrës.

“Ky proces do të na mundësojë të krijojmë një profil modern për sektorin publik, një profil që pasuron përvojën tonë dhe na fut në klubin e vendeve që këto praktika i kanë shumëvjeçare,” përfundoi Rama.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme