Politika 8 January 2025, 17:03 Nga VNA

Qori kundër Lapaj për uljen e çmimit të energjisë elektrike: Perspektiva të kundërta për zgjidhjet afatgjata

Ndaje në Whatsapp
Qori kundër Lapaj për uljen e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, një vendim që ka nxitur reagime nga figura politike dhe analistë.

Lapaj e përshëndeti këtë lëvizje, por shprehu angazhimin për një ulje më të madhe të çmimit:

“E përshëndesim uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek nga qeveria, por i qëndrojmë angazhimit tonë për ta ulur çmimin e energjisë sa Kosova! Pra, nga 9.5 në 7.4 lekë pa TVSH. Asnjë tarifë nuk do të jetë më e lartë se në Kosovë! Sa kohë e bën Kosova, e bëjmë edhe ne!”

Në anën tjetër, Qori ofroi një këndvështrim më kritik, duke theksuar se problemi nuk është vetëm te ofertat për ulje çmimesh, por te mungesa e një modeli të qëndrueshëm ekonomik:

“Nuk mund të jetë thjesht lëmoshë. Duhet parë në kontekstin e të ardhurave. Vazhdojmë të kemi pagat dhe pensionet më të ulëta në Europë. Nuk është zgjidhje të themi ‘Rama e uli kaq’ dhe ‘ne do e ulim aq’. Na duhet një model alternativ zhvillimi. Nuk mund të jetë një politikë dritëshkurtër për të falur diçka para zgjedhjeve.”

Ndërsa Lapaj propozon konkretisht një ulje që përputhet me çmimet e Kosovës, Qori thekson se problemi shkon përtej uljes së çmimit dhe kërkon një vizion më të gjerë për të adresuar standardet e jetesës dhe pabarazinë ekonomike.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme