Politika 7 January 2025, 16:49 Nga VNA

Burgjet e hapura/ Propozimi në Parlament: Ditën të punojnë, natën të flenë në qeli

Ndaje në Whatsapp
Burgjet e hapura/ Propozimi në Parlament: Ditën të punojnë,

  • ‌Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare pritet të nis shqyrtimin e disa ndryshimeve të ligjit për të drejtat e të burgosurve.

Aktualisht ligji parashikon se një i dënuar të cilit i kanë mbetur 6 muaj vuajtje dënimi mund të kalojë në burg të hapur, por kjo praktikë pothuajse nuk zbatohet fare. Ndryshimi ligjor i propozuar thotë se “një personi të dënuar  të cilit i ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur, me kusht që i dënuari të ketë siguruar një kontratë të rregullt pune kalon në atë që njihet si burg i hapur. Kjo do të thotë se i dënuari paradite shkon në punë dhe në darkë kthehet në burgun e hapur.

Nasip Naço kryetar i komisionit të sigurisë kombëtare propozues i ndryshime në një intervistë thotë se idea e ndryshimeve mori spunto nga paratë e buxhetit të shtetit të cilat alokohen çdo vit për Drejtorinë e Përgjithshme të Bungjeve dhe koston vjetore  për mbajtjen  e një të burgosuri. “Kemi rreth 5.000 të dënuar dhe të paraburgosur po aq punonjës policie në burgje dhe punonjës civil që punojnë në administratën e burgjeve, i bie një polic për një të dënuar. Duke parë statistikat kjo shifrat nuk gjen zbatim në praktik. Parësore është rehabilitimi, jo siguria,. Mund të jetë raportin 1 polic me të dënuar, 1 me 20, 1 me 60”, u shpreh Naço. Vende si Anglia, Gjermania, Holanda, Spanja, Zvicra, Italia, Luksemburgu, Polonia, Mali i Zi thotë Nasip Naço,  kanë aplikuar tashmë këtë regjim për një kategori të dënuarish, regjim ky që është vlerësuar tepër pozitiv në drejtim të të drejtave dhe lirive të personave të dënuar.

Top Channel

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme