Politika 6 January 2025, 22:38 Nga VNA

Fushata e PS/ Pas faljes së gjobave dhe bonusit për pensionistët, qeveria ulë dhe çmimin e energjisë disa muaj para zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Fushata e PS/ Pas faljes së gjobave dhe bonusit për pensionistët,

Disa muaj para zgjedhjeve qeveria ka menduar të ulë çmimin e energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë dhe do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë. Kjo do të thotë që për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Nxitimi për ta bërë këtë premtim para datës 11 janar, afat i vënë nga KQZ që ndalon institucionet publike të përdorin burimet shtetërore në aktivitete që kanë ndikim elektoral, e ka gjetur të papërgatitur OSHEE për duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit që do të aplikohet. Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH.

Duke ditur efektin që kanë tarifat e larta e energjinë elektrike tek familjet, premtimi për ta ulur vetëm 4 muaj para zgjedhjeve, qartazi është një manovër e PS për të joshur qytetarët në fushatën elektorale.

Në fakt ky nuk është i vetmi rast që socialistët disa muaj para zgjedhjeve kujtohen për të lehtësuar barrat ndaj qytetarëve. Pas 12 vitesh në pushtet socialistët si asnjëherë më parë kanë miratuar një bonus për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, që do të shpërdahet në mes të fushatës zgjedhore. Gjithashtu në fillim të dhjetorit qeveria ka miratuar një ligj që do të fal gjobat e vendosura në 10 vitet e fundit për ndërtimet pa leje dhe dhe gjobat e vendosura nga AKU.

Mbetet për t’u parë se sa qytetarë do të gënjehen nga këto lehtësime që po bën qeveria e 12 viteve të fundit që po kërkon dhe 4 vite të tjera pushtet.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme