Politika 6 January 2025, 16:08 Nga VNA

Noka nxjerr dokumentet: Partia e Agron Shehajt, krijesë e Ramës dhe Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Noka nxjerr dokumentet: Partia e Agron Shehajt, krijesë e Ramës dhe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një intervistë për News24, ka kritikuar ashpër partinë “Mundësia”, të drejtuar nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj. Noka e cilësoi këtë parti si një “krijesë të regjimit” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen e saj. “Nuk mund të pretendojmë se çdo partiçkë që shpik regjimi është pjesë e opozitës. Rama, duke parë se Berisha është i fuqishëm dhe po ngrihet, ka gjetur një rrugë për të krijuar këto partiçka. Avash-avash, të gjitha do të dalin në shesh. Betejën tonë e kemi me Ramën,” tha Noka. Ai prezantoi një dokument që, sipas tij, provon lidhjet e kompanisë së Agron Shehajt, “Prime Capital,” me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt. “Kjo kontratë, e vitit 2010, është mes shoqërisë ‘Prime Capital’ të Agron Shehajt dhe Ajola Xoxës për ndërtimin e vilës së saj. Le të dalë Shehaj dhe ta kundërshtojë këtë. Kjo është prova që partia e tij është një partiçkë e regjimit,” deklaroi Noka. Megjithatë moderatorja Ola Bruko u shpreh se Shehaj ka qenë deputeti më i votuar i Partisë Demokratike në një moment të caktuar, ndërsa Noka replikoi duke thënë se “edhe Lulzim Basha ishte kryetar, por u mor peng”. Pjesë nga diskutimi: Flamur Noka: Për cilat parti të reja? Përtiçkat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt? Ola Bruko: Edhe partia e zotit Agron Shehaj është partiçkë?

Flamur Noka: Krijesë e Erion Velajt, nuk ia vlen të merret. Dua të tregoj një dokument Ola Bruko: Është personi më i votuar në radhët e të djathtës. Flamur Noka: Ka një kontratë mes Agron Shehajt, Ildi Bejlerit dhe Ajola Xoxës për të ndërtuar vilën e Ajolës. Më thoni është partiçkë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës? Kontratë e vitit 2010. Kompania e krijuar me 2 aksionerë. Martin Leka: Mos kanë qenë beqarë atëherë… Ola Bruko: Ka marrë vota si deputet i PD zoti Shehaj… Flamur Noka: Edhe Luli kryetar i PD ishte, por u mor peng. Unë po flas për pengmarrje. Ne e kemi betejën me Edi Ramën. Dalja e Sali Berishës nga burgu politik i krijoi andralla të rënda Edi Ramës. Berisha ka kuota të larta ngritje, ndërsa Rama kuota të larta në ulje. Ola Bruko: Kur lirohet Berisha nuk ka gisht Rama, kur kërkohet rikthimi i tij në arrest shtëpiak ka gisht Rama… Flamur Noka: Mediat e Ramës nuk kanë çfarë trillojnë. Vettingu e ka nxjerrë Berishën më të pastër para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, përjashtuar sektin Soros. Sot kishit dokumentet, Taulanti në EncroChat cakton tenderat dhe kush do burgoset. SPAK i partisë po mbulon gjurmët.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme