Politika 8 January 2025, 23:16 Nga VNA

Celibashi rrëzon PS dhe PD: Numërimi i votive të emigrantëve do të kryhet nga KQZ, në ambientet tona!

Ndaje në Whatsapp
Celibashi rrëzon PS dhe PD: Numërimi i votive të emigrantëve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një intervistë për mediat ka sqaruar detaje në lidhje me procesin e votimit nga diaspora, e cila do të ndodhë për herë të parë më 11 maj. Ai ka zbuluar se procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave të emigrantëve do të bëhet nga KQZ në ambientet e KQZ.

“Procesi i numërimit të fletëve të votimit nga jashtë bëhet veçmas nga ai i fletëve të votave nga brenda vendit. Votat nga jashtë bëhen për çdo qark, pra zgjedhësit nga jashtë që e kanë regjistrin e gjendjes civile e kanë në Tiranë, vota e tyre llogaritet për Tiranën, për shembull. Vota e të gjithë votuesve të qarkut Tiranë administrohet nga KQZ në ambientet e KQZ. Numërimi ende nuk ka kaluar akti që do të rregullojë procesin nga pikëpamja teknike, por e rëndësishme është që do të zhvillohet nga KQZ nën mbikëqyrjen e KQZ dhe në ambientet e KQZ. Numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera. Por ende nuk janë vendosur detajet teknike”, tha ai.

Deklarata e Celibashit konfirmon rrëzimin e kërkesës së PD dhe PS, të cilët kërkonin që numërimin ta bënin me përfaqësuesit e tyre.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme