Politika 8 January 2025, 22:24 Nga VNA

 “Në 8 janar u rrahën me Berishën”, Murrizi- grupit të Bardhit: Kur keni ndërmend të kërkoni falje?

Ndaje në Whatsapp
 “Në 8 janar u rrahën me Berishën”, Murrizi-

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në kritika ndaj atyre që më 8 janar u “rrahën” me Berishën, teksa sot janë krah tij. Sipas tij, sot është një ditë e trishtë për PD, teksa shprehet se nuk ka parë ende asnjë kërkesë falje nga ata që u ngujuan në seli.

“Kush harron shpejt gabon shpesh dhe çdo gabim ka kosto që do të duhen vite punë dhe sakrificë për ta korrigjuar. Sot është data 8 janar. Një datë e trishtë për PD, për opozitën dhe për demokracinë me atë ngjarje të datës 8 janar 2022.

Akoma nuk kam parë apo dëgjuar një falje apo ndjesë nga bythecët e asaj kohë që kërcejnë si të pështirë në çdo valle me këngën e Berishës. T’iu kërcesh demokratëve mbi kurriz e të mendosh se kjo harrohet pse kërceni si servilë të pështirosur një valle është turp.

Ndjesa apo falja është cilësi e atyre që kanë dinjitet, moral dhe karakter ose sado pak surrat. Të mendosh që çdo pisllëk harrohet me kalimin e kohës është poshtërim ndaj kujtdo qe i ke hyrë në hak”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme