Politika 9 January 2025, 13:04 Nga VNA

Shenjat e fundit të një marrëdhënieje politike në krizë/Veliaj dhe Rama në një sallë

Ndaje në Whatsapp
Shenjat e fundit të një marrëdhënieje politike në

Erion Veliaj është rishfaqur sot pas shumë kohësh në krah të kryeministrit Rama. Në një aktivitet të zhvilluar në Kryeministri për zhvillimin e pronave publike, kryetari i bashkisë foli në sallën ku shefi i madh e ndiqte me vëmendje fjalimin e tij, por pa fshehur notat e bezdisjes. Veliaj, pa shumë dëshirë dhe pa buzëqeshjen e tij karakteristike sa herë ndodhet përballë Edi Ramës, u përpoq të shpjegonte vizionin e tij për zhvillimin e pronave publike, gjë që duhet ta ketë bezdisur jo pak Edi Ramën, i cili, me gjuhën e trupit, duart e kryqëzuara dhe vështrimet e tretura në boshllëk, duket se i dha ish-beniaminit të tij shansin e fundit për të qenë në një sallë me të.

Një aktivitet i sforcuar për të sjellë në të njëjtën sallë Veliajn, mbi të cilin rëndojnë tashmë katër akuza nga SPAK, dhe Edi Ramën, i palexueshëm qartë për qëndrimin që mban ndaj kryetarit të bashkisë. Ndonëse në konferencën e fundit për shtyp u mundua t’i dilte në mbrojtje, Edi Rama e ka të qartë se tashmë ditët e Erion Veliajt në politikë kanë përfunduar, ndërsa ato të shfaqjes në publik ia numëron Prokuroria e Posaçme.

Ndoshta krejt rastësisht, në kohën kur Elman Abule ndodhej në SPAK për të dëshmuar për çështjen që lidhet me Veliajn, ky i fundit u shfaq me Edi Ramën në të njëjtën sallë. Si një sinjal që dora e ngrohtë e kryeministrit mund të jetë e gatshme për shpatullën e Veliajt. Por që mund të jetë dhe sinjali i fundit për t’i treguar ish-bashkëpunëtorit të ngushtë se tashmë partia i ka larë duart me të. Sepse, siç e ka traditë ajo parti, “armiqtë” dhe “miqtë” ia hanë kokën njëri-tjetrit.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme