Politika 9 January 2025, 16:13 Nga VNA

Berisha pas vizitës në burg: Salianji, deputeti që po vuan dënimin për denoncimin e trafikut të klaneve mafioze

Ndaje në Whatsapp
Berisha pas vizitës në burg: Salianji, deputeti që po vuan

Pas vizitës në ambientet e burgut të Fierit, kreu i PD, Sali Berisha tha se rasti i deputetit Ervin Salianji, i cili vuan një dënim të cilësuar si të padrejtë, si pasojë e denoncimeve të tij kundër trafikut të drogës dhe grupeve kriminale. Deklarata vjen nga kreu i PD, Sali Berisha pas vizitës bërë në burg ish deputetit Salianji, i cili në kohën kur shërbente si përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë, publikoi një regjistrim që zbulonte përfshirjen e Agron Xhafës, një individ me lidhje të forta familjare dhe politike, në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas Berishës, "regjistrimi i bërë publik faktonte se Agron Xhafa drejtonte aktivitetin kriminal nga Vlora, ndërsa vëllai i tij, Fatmir Xhafa, një figurë e njohur politike, dhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, konsiderohen si persona që kanë mbështetur dhe mbuluar këto aktivitete.

Salianji, i cili goditi drejtpërdrejt dy nga klanet më të fuqishme në Shqipëri, klanin Rama dhe klanin Xhafa, u përball me presione të ashpra. Sot, ai ndodhet në një situatë ku dënimi i tij shihet si një hakmarrje politike dhe një mjet për të heshtur denoncuesit e korrupsionit dhe krimit të organizuar".

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme