Politika 10 January 2025, 18:27 Nga VNA

Djathtas 1912: PS dhe PD po pengojnë votimin dhe numërimin elektronik në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Djathtas 1912: PS dhe PD po pengojnë votimin dhe numërimin elektronik

Partia Djathtas 1912 ka lëshuar një deklaratë të ashpër ndaj Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, dhe kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, duke i akuzuar për sabotim të procesit të votimit dhe numërimit elektronik në Shqipëri.

Sipas deklaratës, vendimi për të mos zbatuar këtë proces as në Tiranë është një “vjedhje e bashkërenduar e votës së shqiptarëve” nga PS dhe PD. Djathtas 1912 pretendon se këto dy forca politike kanë arritur një marrëveshje të fshehtë për të ruajtur ndikimin e tyre në zgjedhje, duke i lënë qytetarët shqiptarë të ndarë në “çifligje elektorale”.

Djathtas 1912 shpreh shqetësimin se edhe vota e diasporës rrezikon të manipulohet përmes sistemit të patronazhistëve, një praktikë që sipas tyre është bërë normë. “Votat e shqiptarëve do të numërohen vetëm nga Rama dhe Berisha,” thuhet në deklaratë, duke akuzuar kryetarin e KQZ-së për mosveprim dhe përfshirje në këtë skemë manipulative.

Partia Djathtas 1912 apelon tek qytetarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të ndëshkuar ata që, sipas tyre, po “shqyejnë” të ardhmen e Shqipërisë. “Shqiptarët duhet të votojnë të lirë dhe të ndëshkojnë ata që po grabisin të ardhmen e tyre dhe të vendit,” përfundon deklarata.

Deklarata e plotë:

PS dhe PD, që janë të afta të bëjnë çdo gjë për interesat e tyre, ia kanë dalë të pengojnë votimin dhe numërimin elektronik në Shqipëri!

Kreu i KQZ-së, duket se ka vendosur të mos e zbatojë këtë proçes qe garanton lirinë e votës as në Tiranë. Kjo është një vjedhje e bashkërenduar e votës së shqiptarëve nga PS dhe PD.

Vetëm këto dy forca politike kanë komisionerë zgjedhorë, dhe duket se pakti për mbylljen e listave zgjedhore, ku të dyja palët u kënaqën në kurriz të qytetarëve shqiptarë, e ka lënë Shqipërinë të ndarë në “çifligje elektorale”.

Për më tepër, vota e diasporës, e cila pretendohet të realizohet, duket se synon të manipulohet përmes sistemit të patronazhistëve, një praktikë që tashmë është bërë normë.

Ky pazar përfundon me faktin që votat e shqiptarëve do të numërohen vetëm nga Rama dhe Berisha!

Tashmë, në këtë skemë duket se është përfshirë edhe kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili nuk ka asnjë detyrim ligjor për të kërkuar leje nga Rama dhe Berisha për të zbatuar votimin dhe numërimin elektronik.

Tashme është akoma me e qartë: ata janë bashkuar për të manipuluar dhe “shqyer” votën e shqiptarëve, sepse e ndjejnë refuzimin masiv të qytetarëve.

Prandaj, shqiptarët, qoftë edhe për këtë arsye të vetme, duhet të dalin masivisht në zgjedhje, të votojnë të lirë dhe të ndëshkojnë ata që po grabisin të ardhmen e tyre dhe të vendit.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme