Politika 9 January 2025, 23:24 Nga VNA

Si kanë dalë llogaritë me SPAK? Erion Veliaj këshillon Fidel Yllin të ruaj faturat e shpenzimeve: Kanë ardhur kohë të vështira

Ndaje në Whatsapp
Si kanë dalë llogaritë me SPAK? Erion Veliaj këshillon Fidel

Hetimet e SPAK po e kthjellojnë që të jetë më i kujdesshëm në menaxhimin e parave kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë mbrëmjes ceremoniale të dedikuar sportistëve shqiptarë që kanë shkëlqyer në arenën ndërkombëtare për vitin 2024, Veliaj i ka dhënë një këshillë miqësore kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, që të ruaj faturat e shpenzimeve pasi kanë ardhur ditë që duhet korrektësi.

“Fidel është gjithmonë një kënaqësi që ne të mbështesim Komitetin Olimpik Shqiptar, përfshirë edhe këtë festë. Të lus shumë që të mbash faturat. Kanë ardhur ditë që duhet të jemi shumë korrektë me gjërat dhe të kemi raportim të saktë të mbrëmjes gala. Përtej humorit i jemi përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryeministrit për të qenë një bashki avangard, një nga bashkitë që shpenzon më shumë për sportin në Europë dhe rajon, dhe nuk kishim një mënyrë më të mirë për ta filluar këtë vit”.

Ironia e Veliajt lë të kuptohet se me llogaritë që ka bërë në SPAK nuk ka dalë i rregullt, megjithse fjalën e fundit për këtë e ka Prokuroria e Posaçme. Sa i përket shpenzimeve me taksat e qytetarëve faturat janë detyrë për Veliajn dhe çdo drejtues institucioni publik që menaxhon lekët e qytetarëve, si dhe duhen marrë me seriozitetin më të madh. Shpresojmë që korrektësinë kryebashkiaku i Tiranës ta ketë treguar edhe me me faturat e inceneratorit apo 5D-n.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme