Politika 10 January 2025, 17:02 Nga VNA

Agron Duka: Pse vendosa të mos kandidoj për deputet në 11 maj

Ndaje në Whatsapp
Agron Duka: Pse vendosa të mos kandidoj për deputet në 11 maj

Kryetari i Parisë Agrare Ambentialiste, Agron Duka ka treguar arsyet pse vendosi të mos kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në programin “Opinion” me Ola Brukon në News24, Duka u shpreh se një vendim i tillë është marrë me qëllim që t’i lihet rruga hapur të rinjve. Ai tregon edhe negociatat që po bëhen me PD, për të kandiduar figurat e PAA në listat e demokratëve në çdo qark. “Kam disa mandate deputet dhe për shkak të moshës është mirë që edhe të rinjtë të bëjnë jetë parlamentare. Kemi negociuar me PD e do kemi nga një përfaqësues në çdo qark si kandidatë. Politika nuk bëhet vetëm në Kuvend, unë këtë do ta vazhdoj. Këtë vendim mund ta bëjnë edhe të tjerë, nuk kam në mend njerëz të kalibrit të Dashit dhe Mediut, që janë profesionistë të politikës, unë nuk jam i tillë”, tha ai.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme