Politika 10 January 2025, 22:43 Nga VNA

SPAK tha se Olsi Rama s’ka lidhje me “Xibrakën”/ Reagon Bardhi: Nuk mund t’i besoj syve në atë që lexova

Ndaje në Whatsapp
SPAK tha se Olsi Rama s’ka lidhje me “Xibrakën”/ Reagon

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e SPAK, që tha se Olsi Rama nuk është i përfshirë në dosjen kriminale të Xibrakës. Me anë të një videomesazhi në Instagram, Bardhi thotë se nuk e kupton deklaratën e SPAK, e cila sipas tij nuk është e qartë nëse ka pezulluar hetimet apo ka përfunduar hetimet.

Sipas Bardhit, prokurorët e SPAK për shkak të presionit dhe ndërhyrjes dhe intimidimit detyrohen të kthehen në qesharak.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD tha se Prokuroria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zbuluar të vërtetën.

“Njoftimi se njëri nuk është, por nuk e dimë kush janë është fiks logjika që përdori para 10 vitesh policia e shtetit, duke na thënë se kishte arritur të identifikonte moshën e personit, konkrete 45 vjeç, por nuk i gjente dot emrin. I kuptoj prokurorët e SPAK sepse ndihen të pafuqishëm përballë pushtetit të Ramës.

E kam patur të qartë pamundësinë e tyre për ta bërë të ndëshkueshëm dikë që ka statusin e pandëshkueshëm për shkak të pushtetit të të vëllait. Por prokuroria kishte shansin të na provonte se ishte e pavarur, e paanshme, profesionale dhe se kryen hetim të plotë dhe të paanshëm”, tha Bardhi.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme