Politika 11 January 2025, 21:16 Nga VNA

Sali Berisha fton Edi Ramën për debat dhe premton se me ardhjen në pushtet nuk do të paguhet për asnjë rrugë apo tunel në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha fton Edi Ramën për debat dhe premton se me ardhjen

Në një takim me demokratët e Elbasanit, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se: “Asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë, në asnjë tunel të Shqipërisë. A e dini se ju paguani për mirëmbajtjen e rrugëve kësaj qeverie 190 milionë euro në vit me taksën e qarkullimit? Atëherë ku shkojnë këto? Shkojnë në xhepa të qeveritarëve. I vjedhin. Ku do gjenden paratë? Njëherë jam këtu dhe do i lutem çdo socialisti, edhe çdo rilindësi, t’i bëjë një mesazh Edi Ramës, t’i thotë dil burrërisht para Sali Berishës, ballafaqohu njëherë, këtu në Elbasan po deshe. Po, po, t’i tregojmë njëri-tjetrit ku janë paratë. Po nuk del dot, se hajduti vetëm ikën, se hajduti vetëm fshihet.”

“Po vodhe me thasë, sigurisht që lekë nuk ke, lekët i ke për vete, jo për qytetarët,” tha më tej kreu demokrat, i cili gjithashtu u ndal dhe tek çmimi i naftës në vend.

“Po nafta? A e dini ju, Kosova ka gjithsej 440 mijë automjete, Shqipëria ka regjistruar këtë vit 870 mijë automjete. Kosova zhdoganon 630 mijë ton naftë, Shqipëria zhdoganon gjithsej 550 mijë ton naftë. Ku shkon? I vjedh qeveria kontrabandë. Nuk mund të bëhet nafta kurrë kontrabandë pa qeverinë. Prandaj për të gjitha këto, ju duhet të uleni me çdo qytetar, me çdo socialist.”

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme