Politika 13 January 2025, 14:23 Nga VNA

Berisha sulmon anëtaren e Gjykatës Kushtetuese/ Përgjigjet Alibeaj

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon anëtaren e Gjykatës Kushtetuese/ Përgjigjet

Sali Berisha sulmoi sot anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari. Në një konferencë për shtyp, ai përmendi bashkëjetesën e zonjës Xhaferllari me deputetin e PD, Enkeleid Alibeaj, bashkëjetesë që sipas tij duhet deklaruar. Fshehja e bashkëjetesës, sipas tij, është një shkelje e rëndë dhe gjykatësja duhet të japë dorëheqjen.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Alibeaj, i cili në një status në Facebook shkruan:

Sali Berishës nuk i del inati për faktin që në Komisionin parlamentar të Mandateve votova për heqjen e imunitetit ndaj tij. Për inatin nuk e ndihmoj dot, madje as për hakmarrjen primitive që ai përdor rëndom me të gjithë ata që i dalin kundër. Hakmarrje që nuk kursen as familjen e atyre që mendojnë ndryshe nga ai. Kjo nuk është e re në sjelljen politike të Sali Berishës. Vetëm se hallet e tij dhe të familjes së tij me drejtësinë nuk mund të jenë hallet e çdo shqiptari. E si të tilla, nuk mund të jenë as hallet e mia dhe të familjes time. Kështu që e ftoj të mbledhë veten e të merret me hallet e veta.

Thënë ndryshe, çdo shpifje nga goja e tij është po aq pa vlerë sa të gjithë ato që ka thënë këto 30 e kusur vjet për çdo kundërshtar politik. Do të votoja në çdo rast sërish për heqjen e imunitetit të tij dhe të gjithë atyre që kanë probleme me drejtësinë. Këtë e kam qëndrim parimor të palëkundur, pa patur ndonjë inat me të apo ndokënd tjetër. Hallet që kanë familjarisht me SPAK nuk ja zgjidh dot. Komunizmin vërtet e kemi larguar më shumë se 3 dekada më parë, por mentalitetin komunist e kemi ende prezent në politikë. E për fat të keq, duke mbajtur peng demokratët dhe të djathtën në Shqipëri.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme