Politika 14 January 2025, 19:56 Nga VNA

Agron Shehaj më popullor se Edi Rama, Berisha në vend të pestë pas Lapajt. Ja si e rendit veten dhe rivalët Ish-deputeti i PD

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj më popullor se Edi Rama, Berisha në vend të
Portali Ditar ka publikuar sot një sondazh për zgjedhjet e reja, duke u fokusuar kryesisht te partitë e reja. Si një media afër deputetit Agron Shehajt, ishte e pritshme që rezultati i pyetjeve të 1200 qytetarëve të ishte ai që i vjen për shtat zotit Shehaj.
Por deri diku duhet të ishte treguar kujdes sepse në një nga pikat e sondazhit Agron Shehaj del më i besuar edhe se kryeministri Rama. Jo se Edi Rama është ndonjë personazh të cilit shqiptarët i besojnë, por çështja e besimit dhe e votave nuk janë aq të larg njëra-tjetrës.

Sipas të dhënave të publikuara nga portali Ditar, Agron Shehaj, lider i Partisë Mundësia, kryeson me 40.4% të besimit të qytetarëve. Pas tij renditet kryeministri Edi Rama, me 34.7%, dhe Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” me 34.6%. Në vendin e katërt është Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” me 23.8%, ndërsa lideri historik Sali Berisha zë vendin e pestë me 17.6%.

Në pozicionet më të ulëta ndodhen Endri Shabani me 13.1% dhe Ilir Meta, i cili ka marrë vetëm 3.3% të besimit të qytetarëve.

Rezultatet e sondazhit duken interesante për ata që e kanë porositur, por sesa pranë të vërtetës është, mbetet për t’u parë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme