Politika 14 January 2025, 12:28 Nga VNA

Diaspora shqiptare mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Diaspora shqiptare mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin e

Bruksel – Agjencia prestigjioze EurActiv ka raportuar për rëndësinë e votës së diasporës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Sipas artikullit, qindra mijëra emigrantë pritet të regjistrohen për të votuar deri në mbylljen e portalit zyrtar. Ky numër konsiderohet mjaftueshëm i madh për të ndikuar ndjeshëm në rezultatet e zgjedhjeve.

Nga 4.6 milionë qytetarë shqiptarë, 3.7 milionë kanë të drejtë vote. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2023, vetëm 2.4 milionë qytetarë jetojnë aktualisht në vend, ndërsa mbi 1 milion janë pjesë e diasporës në shtete si SHBA, Kanada, Gjermani dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë kontekst, vota e diasporës shihet si një faktor kyç që mund të ndryshojë balancat politike në Shqipëri, duke i dhënë emigrantëve një zë të fortë në vendimmarrjen politike të vendit të tyre.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme