Politika 14 January 2025, 21:11 Nga VNA

Sondazhi i Institutit Republikan Amerikan, cilin politikan besojnë më shumë shqiptarët

Ndaje në Whatsapp
Sondazhi i Institutit Republikan Amerikan, cilin politikan besojnë më

Një sondazh i publikuar nga  Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se cilin nga politikanët mbështesin më shumë shqiptarët.

Në sondazh spikatin diferencat e ndjeshme midis kryeministrit socialist Edi Rama (35%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (14%).

Nga ana tjetër në sondazh cilësohet se mbi 60 për qind e të anketuarve besojnë dhe shpresojnë se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë, ndërsa pjesa tjetër (afro 40%) nuk kanë shumë shpresë për një të ardhme më të mirë, por pohojnë madje se kanë frikë, shqetësim e pasiguri për të ardhmen dhe nuk besojnë tek ndonjë përmirësim për këtë.

Shumica dërrmuese e qytetarëve (74%) pohuan se janë të informuar mjaftueshëm mbi zgjedhjet e ardhshme, por duan më shumë informacion mbi programet partiake dhe kandidatët e tyre.

Nga ana tjetër, pjesa dërrmuese (88%) e të anketuarve thanë se nuk kanë parë gjatë 12 muajve të fundit ndonjë aktivist partiak në zonën e tyre.

Sondazhi u krye nga IDRA Research & Consulting në emër të Qendrës për Vështrime në Kërkimet e Anketave të  Institutit Republikan Ndërkombëtar  në të gjithë Shqipërinë.

Puna në terren u krye midis 3 tetorit dhe 2 nëntorit 2024, përmes teknikës së Intervistimit Personal të Asistuar me Kompjuter (CAPI), e administruar përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve.

Kampioni prej 1200 shqiptarësh u përzgjodh nëpërmjet një përzgjedhjeje të grupimeve të shtresuara dhe kampioni i arritur u mor i balancuar për grupmoshat, rajonin, gjininë dhe arsimin sipas parametrave të Censusit 2023. Marzhi i gabimit për intervalin e mesëm të kampionit të plotë nuk i kalon ±2,8 pikë në nivelin 95% të besimit. Shkalla e përgjigjeve ishte 51%.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme