Politika 16 January 2025, 14:36 Nga VNA

Hapet thesi premtimeve/ Berisha: Për fëmijën e tretë do kujdeset shteti deri sa të bëhet 23 vjeç

Ndaje në Whatsapp
Hapet thesi premtimeve/ Berisha: Për fëmijën e tretë do

Kreu i PD-së, Sali Berisha, shpalli programin e partisë për mbështetje të familjeve. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se për dy fëmijët e parë të një familje do të ofrohen bonuse, ndërsa për fëmijën e tretë, qeveria do të marrë përsipër shpenzimet deri në moshën 23-vjeçare.

"Mbështetje për fëmijët është një kusht i rëndësishëm për një familje të re që të mund të përballojë jetën. Do vendoset bonus për çdo fëmijë dhe për fëmijën e tretë qeveria do marrë shpenzimet e tij nga lindja deri në moshën 23 vjecare. Për dy fëmijë do ketë bonus që do përcaktohet shpejt sa do jetë, ndërsa për fëmijën e tretë shpenzimet e plota do ti marrë përsipër shteti”, tha nder te tjera Berisha.

Në lidhje me strehimin, Berisha theksoi se qeveria do të ndërtojë banesa sociale me çmime që do të jenë të afërta me kostot e ndërtimit. Ai gjithashtu u angazhua për krijimin e mundësive të punësimit për të rinjtë dhe mbështetje për çifte dhe familje të reja.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme