Politika 15 January 2025, 22:34 Nga VNA

Gara për të fituar “simpatinë” e Trump/ Berisha me deklarata triumfale, Rama me investime strategjike

Ndaje në Whatsapp
Gara për të fituar “simpatinë” e Trump/ Berisha me

Një aspekt i fushatës së kryetarëve të partive kryesore politike në vend, PD dhe PS, është edhe gara se kush do të fitojë “simpatinë” e administratës së re të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në promovimin e librit të autorit Simon Mirakaj, ka përshëndetur sërish fitoren e presidentit Trump. Berisha e quajti të jashtëzakonshme fitoren e Presidentit Trump.

“Fitoren e Trump e kam quajtur më të jashtëzakonshmen, para së gjithash për shkak të censurës. Sot jemi në një diktaturë të re,” - theksoi Berisha në fjalën e tij.

Ndërkohë që Berisha i bën jehonë fitores së Trump në SHBA, me shpresën se kjo do të ndikojë në rrëzimin e Ramës në Shqipëri, ky i fundit sot ka shpallur dhëndrin e Trump si investitor strategjik.

Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, pak ditë përpara ngjitjes së presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Tashmë mbetet për t’u parë se kë do të zgjedhë të shpëtojë presidenti i ri i SHBA-së: regjimin e Ramës apo “non gratën” e Berishës. Deklaratat triumfale të kreut të PD-së, apo investimet strategjike që ia dhuron Rama. Sepse me shqiptarët janë mësuar tashmë, prej 34 vitesh ia hedhin fajin njëri-tjetrit për mëkatet që kanë bërë me pushtetin që e mbajnë me radhë.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme