Politika 17 January 2025, 11:50 Nga VNA

Këshilli i Mandateve diskuton mbi mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Ndaje në Whatsapp
Këshilli i Mandateve diskuton mbi mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Sot u mblodh Këshilli i Mandateve për të diskutuar mbi pavlefshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, për shkak të përfitimeve financiare të kompanive të tij nga buxheti i shtetit. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që çështja t’i kalojë për shqyrtim seancës plenare.

Deputetja socialiste Klotilda Bushka propozoi që çështja të trajtohet në seancën e parë plenare pas ceremonisë inaugurale të të hënës. Ky propozim hasi në kundërshtimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

“Kompanitë e Sinaj kanë përfituar nga buxheti i shtetit, dhe Kushtetuta nuk parashikon kufizime mbi shumën e përfituar. Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Mos u bëni përsëritës të shkeljes së Kushtetutës,” tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Bushka theksoi se maxhoranca mbështet dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, por në seancën pasuese dhe jo në ceremoninë e të hënës.

Për çështjen e Sinaj, parlamentit do t’i dërgohen dy raporte, një nga mazhoranca dhe një nga opozita. Opozita kërkon që vendimi të merret në seancën e parë të së hënës, ndërsa maxhoranca sugjeron shtyrjen për seancën pas ceremonisë zyrtare.

Vendimi përfundimtar për mandatin e deputetit do të merret nga Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit parlamentar.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme